ARTIZANËT
N’WEB
ARTIZANËT
N’WEB
Bashkia Tiranë
Komuna Prishtinë
Komuna Tetovë
Komuna Prizren
Komuna Gostivar
Komuna Çairit
Komuna Tuz
Komuna Ulqin
Komuna Preshevë
Komuna Gjakovë
Komuna Pejë
Komuna Ferizaj
Komuna Bujanoc
Bashkia Gjirokastër
Bashkia Himarë
Bashkia Lushnje
Komuna Mitrovicë
TIRANA
Anila Hoxha
Jam Anila Hoxha. Kam 15 vite në treg me punimet dhe produktet e ndryshme artizanale si qëndisje, punime me grep dhe shtiza. Së fundi kam filluar me punimin e bizhuve me gurë natyral siç janë varëset, byrzylyë dhe vathë.
Nr tel: +355695643348
Flora Klosi
Emri i biznesit: Tradita Popullore Flora
Adresa: Rruga Hamdi Ceonimeri Kombinat
Nr tel: 0682220041
Tradita Popullore-Edlira
Kompania “Tradita Popullore-Edlira ofron punim artizanal të Veshjeve Popullore (Origjinale) të të gjitha trevave shqiptare. Kostume burrash, grash e fëmijësh të zonave të: Tiranës, Tropojë, Xhubleta e Malsisë së Madhe, pipiri Tepelenë, veshje Korçare qytetare, veshje Dardhare, veshje burrash të Ulqinit, veshje Çame me çitjane, veshje Gjirokastre me çitjane e pipiri, veshje vajzash Berati me pipiri, veshje Lunxhërie, veshje të vjetra Tiranase etj.
ULQINI
Feriha Llunji dhe Vjollca Dibra
Zonjat Llunji dhe Dibra janë dy motra që me vite i përgatisin nuset e ulqinit për ditën e tyre të veçantë. Në Ulqin është tradita që një nuse të martohet në veshjen tradicionale, dhe zonjat Ljunji dhe Dibra me duart e tyre do ju qepin prej hiladhykut deri tek jeleku. Feriha prej moshës 13 vjeçare filloi të merret me veshjen tradicionale si dhe me veshje të vajzave dhe djemve. Feriha ka marrë pjëse në panaire të organizuara brenda dhe jashtë vendit, ku është nderuar me çmime dhe njohuri të shumta.
Nr tel: +382 69 507 440
Nr tel: +382 69 614 401
Rabije Lika Ishmaku
Sipas traditës në Ulqin të gjitha nuset martohen në veshjen tradicionale, që do të thotq veshja tradicionale është e domosdomshme per një vajzë që martohet. Rabija me duart e saj të veçanta do ju qep të gjitha që i nevojitet një nuseje për martesë.
Nr tel: +38269 733 192
Senada Çobi
Senada merret me përpunim e sapuneve aromatike me bazë glicerine. Senada është e njohur për sapunet e saja në formë të buqetave dekoruese të cilat kanë aromë fantastike.
Adresa: Krythë
Nr tel: +38269583363
E-mail: [email protected]
GJAKOVA
Mimoza Cana
Ndërmarrëse me fokus kryesor tek biznes modelet që kanë komponentë sociale dhe që përkrahin inovacionin. Gjatë 6 viteve të përvojave të ndryshme të punës, theksoj gjithmonë ato që kanë ndryshuar rrënjësisht konceptet mbi bisnesin dhe më kanë rritur profesionalisht, bisnes familjar të quajtur Purple Muse, markë e rrobave punëdore të thurrura dhe një koncept modern për shitjen e mishit, verës dhe djathit të quajtur Chez Cana, ndërsa aktualisht punoj në markën Comodita Home, si manaxheere e departamentit Internet Sales.
Rreth PurpleMuse
PurpleMuse është një brand unik i veshjeve nga leshi dhe pambuku të punuara në Kosovë që synon tregje europiane. Kjo linjë e veshjeve është e veçantë për arsyen se prezanton vlerat artizanale të traditës së Kosovës të prezantuara në produkte moderne që shiten përmes webfaqes www.purple-muse.com, dhe përmes bashkëpunimeve me dyqanet në Antwerp, Belgjikë dhe Kaiserslautern, Gjermani.
Sanije Hasi
Sanije Hasi është një grua që veshjet tradicionale i kultivon qe mbi 40 vite, duke filluar që në rininë e saj me punime të pëlhures përmes VEK-ut e deri në ditët e sotme që nuk ndalet duke punuar jelekë të arit, dallama, mitona etj.
TETOVA
KAZAZI – Ali Ismaili
Ali Ismaili një i ri që ende vazhdon traditën familjare duke e përpunuar drurin bën djepa tradicionale dhe nalle të vjetra që i takojn traditës së vjetër Tetovare. Ai është nga Tetova dhe i lindur ne vitin 1999, i takon gjeneratës së tretë në familje që merret me këtë artizanat.
Emri i biznesit: Kazazi
Adresa: Rruga e Butiqeve
Nr tel: +389 70 624 048
Mensure Rufati
Mensure Rufati nga Tetova e lindur në vitin 1976. Një ushtruese e motçme të zanatit të kaftanëve (veshje e vjetër solemne).
Emri i biznesit: Lorensa
Adresa: Rruga e Butiqeve
Nr Tel: +389 70 828 520
Remzi Abdurahmani
Remzi Abdurahmani i lindur në vitin 1967 në fshatin Vicë të Tetovës. I përkushtuar në profesionin e tij duke e ushtruar këtë me dekada. Ai në puntorinë e tij në malësinë e Tetovës vazhdon të bëj Çifteli, një instrument i vjetër që e përfaqëson traditën shqiptare tetovare.
Adresa: fshati. Vicë
Nr Tel: 075/921-688
TUZI
Tole Lekja Berishaj
Tole Lekja Berishaj, e lindur me 22. 02.1927, është punuesja (artizania) e vetme e xhubletës dhe e veshjeve të tjera kombëtare shqiptare, në Malësi të Malit të Zi. Ajo, akoma edhe sot vazhdon me punën e dorës, gjithnjë me të njëjtin përkushtim. Punishte ka dhomën e saj të banimit, ku shpeshherë punon edhe deri në orët e vona të mëngjesit. Ka punuar mbi 150 xhubleta malësore dhe veshje të tjera kombëtare. Ajo ka veshur edhe çdo artist që ka prezantuar Malësinë, në festivale të ndryshme mbarëkombëtare.
Shpëtoj edhe shumë xhubleta nga shkatërrimi, duke i restauruar ato, dhe me të drejt e ka fituar statusin e restuatores së xhubletës në të gjithë Malësinë. Asaj, për ta punuar komplet një xhubletë i nevojiten 3 muaj. Punimet e veta Tolja, më së shumi i ka shitur në diasporë, kryesisht në SHBA, me çmim prej 1200$. Tolja padyshim mbetet ura lidhëse e të shkuarës me të tashmen kur është në pyetje kjo vepër arti.
Photocredits: Albana Dedvukaj
PRISHTINA
IL Art e Zanat
IL Art e Zanat është një dyqan suveniresh, i vendosur në qendër të Prishtinës. Dyqani është në pronësi të Znj. Ilire Lepaja e cila krijon produkte të ndryshme bazuar në motivet tradicionale dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kulturë tradicionale Tolinda Gojani
Kultura e një kombi përmban doket, zakonet, mënyrën e jetesës, traditën dhe krijimtarinë. Veshjet kombëtare përfaqësojnë vlerat e një kombi. Veshjet tradicionale punohen nga Tolinda Gojani,me 25 vite përvojë pune,të trashëguar nga tradita e familjes.
Tolinda punon në realizimin e veshjeve të ndryshme, nga krahinat e vendit tonë, të gjitha punime artizanale, punëdore. Kostumet punohen me porosi, janë për shitje dhe qera.
Dodo Silver
Dodo Silver prezanton artin e punimit në filigram, si një profesion i trashëguar i sipërmarrësit Lekë Berisha i cili është bërë i njohur për realizimin e kurorës së znj. Elia Zaharia.