MUZA
COMPETITION

Edicioni i tretë

MUZA
COMPETITION

Edicioni i tretë

Muza Competition

rikthehet sërish në
edicionin e tretë të saj

Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, nën autorësinë e Drejtores Ekzekutive znj. Andriola Kambo, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit dhe ekonomisë krijuese.

Fazat e projektit

Edicioni i tretë i Muza Competition do të përfshijë disa faza:

1.

Faza e parë do të përfshijë shqyrtimin e të gjitha aplikimeve të ardhura në adresën e emailit [email protected] deri në datën 25 prill 2024. Të gjitha aplikimet do të rishikohen nëse kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar në guidën e aplikimit.

2.

Gjatë fazës së dytë, anëtarët e jurisë prestigjoze të Muza Competition do të dëgjojnë prezantimet nga çdo aplikant, që ka kaluar fazën e parë dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit.

 Për aplikantët që do të kalojnë në këtë fazë të dytë, do të kërkohet që të sjellin fizikisht skicat e dërguara në aplikim së bashku me një veshje komplet ose në pamundësi të realizimit të një veshje komplet (për këtë fazë të dytë) duhet të sjellin monstra (shembuj) të materialeve që do përdoren për veshjet.

 Juria prestigjoze e këtij edicioni të tretë të Muza Competition përbëhet nga: fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, modelja dhe filantropistja Emina Cunmulaj, etnografja Afërdita Onuzi, stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti, stilistja ikonë e fashion-dizajnit, Enada At’Nikolla dhe një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri, Helidon Haliti.

3.

Finalja e madhe e Muza Competition do të mbledhë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë, ku 10 finalistët do të mund të prezantojnë koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh të çmimit prej 20.000 EUR.

Prandaj, nëse je një i ri nga mosha 18-35 vjeç dhe je i apasionuar pas fashion-dizajnit dhe ke shpirt sipermarrës, apliko tani për të prezantuar koleksionin tënd modern me element të etnografisë shqiptare në Muza Competition. Shumë surpriza të bukura e presin këtë vit këtë kompeticion.

Thirrja për aplikime për fazën e parë do të mbyllet më 25 Prill 2024 ora 17:00. Shpallja e fituesve të fazes së parë:  26 Prill 2024.

Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Muza Competition muzacompetition.com dhe nëpërmjet emailit.


Lista e dokumenteve për të aplikuar janë si më poshtë:

Formulari i aplikimit
Guida e aplikimit

Application guidelines
Application form

Andriola Kambo

Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Projekti “MUZA COMPETITION” erdhi nga dy vajza, edhe pse nëse hulumtoni në internet muza në vetvete nënkupton nëntë perëndesha të lashta si frymëzim i mitologjisë greke.

JURIA E EDICIONIT TË TRETË TË MUZA
COMPETITION

Afërdita Onuzi

Emina Cunmulaj

Enada At’Nikolla

Fadil Berisha

Helidon Haliti

Valdrin Sahiti

Partnerët tanë