NATA FINALE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Edicioni i tretë Muza Competition

Spektakli që bëri bashkë stilistët e rinj shqiptar nga e gjithë bota.

Pas suksesit të dy edicioneve, Muza Competition, realizoi në datën 20 qershor 2024, në Piramidën e Tiranës, eventin final të edicionit të saj të tretë, me organizimin e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, dhe nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht UBSHR-së, Z. Erion Veliaj.

Nën moderimin e moderatores Nevina Shtylla dhe me suportin e partnerit mediatik Top Channel, këtë vit, 10 finalistët e Muza Competition paraqitën koleksionet e tyre unike, duke përfshirë elemente etnografike nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ky event jo vetëm që promovoi trashëgiminë kulturore dhe turizmin rajonal, por gjithashtu theksoi identitetin kombëtar në kohën e globalizmit.

Juria e këtij kompeticioni përbëhej nga këta anëtarë: prezantuesja ikonë e ekranit shqiptar, autoren e producenten e dhjetëra programeve televizive Rudina Magjistari, fotografin e mirënjohur Fadil Berisha, modelen dhe filantropisten Emina Cunmulaj, eksperten e etnografisë Afërdita Onuzi, stilistin e mirënjohur Valdrin Sahiti, stilisten ikonë të fashion-dizajnit, Enada At’Nikolla dhe një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri, Helidon Haliti.

Këtë vit ju bashkuan natës finale, si të ftuar special të këtij edicioni, stilistja me famë botërore Nicole Miller dhe balerini i mirënjohur shqiptar Tony Devolani.

Juria e këtij edicioni përzgjodhi Eljesa Salla si fituese e çmimit të parë me koleksionin “Endje në traditë”, e cila fitoi çmimin e madh prej 20,000 EUR. Për fituesen e këtij edicioni,

Revista “BORDO”, e vetmja revistë e printuar dedikuar modës, artit dhe stilit te jetesës, do të promovojë fituesen e vendit te parë me një kopertinë, ku do te shpaloset gjithë koleksioni i fitueses së Muza Competition 3.

Alejna Qupi ishte fituesja e  çmimit të dytë me vlerë 10.000 për koleksionin e saj “Rikthim në shtëpi”, ndërsa Kejsi Ceko me koleksionin me titull “Udhëtim me veshje popullore në trevat shqiptare” fitoi çmimin e tretë me vlerë 5,000 EUR.

Përveç çmimeve monetare, finalistët u shpërblyen me dhurata nga Pirro Argjendari dhe Allure Beauty, si dhe dy bursa studimi master në programin e Dizajnit të Modës nga Akademia Evolucion u ndanë për Arbresha Nexhipi dhe Fjona Aziri.

Muza Competition vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për talentet e reja në industrinë e modës në Shqipëri, duke promovuar kreativitetin dhe talentin në nivel ndërkombëtar.

Alejna Qupi

Arberesha Nexhipi

Bleranda Fejza

Eljesa Salla

Elsa Nilaj

Era Bajo

Fjona Aziri

Kejsi Ceko

Leona Hyseni

Rona Karaca