Rudina Magjistari

Producente & Prezantuese

televizive

Në një botë, ku me qindra mijëra veshje prodhohen çdo ditë, Muza Competition lindi si një dëshirë për të theksuar talentin e të rinjve shqiptarë në konceptimin, dizenjimin dhe realizimin e veshjeve moderne, për të risjellë vlerat e kostumeve tona të mrekullueshme tradicionale, të punuara nga artizanet shqiptare duararta, e pse jo me qëllimin e krijimit të një rrjeti të madh bashkëpunëtorësh, për të shkuar drejt një trendi të bukur në fushën e modës shqiptare.

Në programet e mia televizive ndër vite, gjithmonë ka pasur një hapësirë të rëndësishme për të rinjtë, për idetë e tyre origjinale, siç ka pasur për modën, stilin bashkëkohor të të veshurit, e po kështu për veshjet tona tradicionale, si një vlerë e çmuar të cilën ne shqiptarët duhet ta ruajmë fort. Shqiptarët e talentuar kudo ku janë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, kudo në rajon dhe jo vetëm, kanë qenë gjithmonë një motivim me historitë dhe shembujt e tyre në intervistat e mia ndër vite.

Dhe ndodhi pikërisht në një nga ato takimet e këndshme me Andriola Kambon, ose Andriolën e “Unionit”, siç e njohin të gjithë, ku bisedat frymëzuese me një filxhan kafeje përpara, të lindnin e të formëzonin idenë e realizimit të kësaj gare artistike, një projekt, sa i bukur e entuziazmues po aq edhe sfidues njëkohësisht.

Në momentin që shkruaj këto rreshta, është vetëm fillimi i kësaj iniciative gjithëpërfshirëse të shqiptarëve të rajonit dhe jam e bindur që më e mira do të bëhet, duke krijuar një ngjarje, efektet e së cilës të mos jenë thjesht gjurmë të bukura në kujtesën tonë, por të shërbejë edhe si një shtysë e rëndësishme për të mbajtur të freskët muzën artistike të dizenjuesve të rinj, artizanëve shqiptarë dhe sipërmarrësve të fushës së modës.

Andriola Kambo

Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Projekti “MUZA COMPETITION” erdhi nga dy vajza, edhe pse nëse hulumtoni në internet muza në vetvete nënkupton nëntë perëndesha të lashta si frymëzim i mitologjisë greke.

Në fakt tek takoheshim disa herë për kafe me mikeshën time Rudina Magjistarin kishim shkëmbyer idetë për realizimin e një projekti rinor sa modern dhe tradicional në fushën e dizenjimit. Këtë herë të gjitha mendjet “youth” do të jenë pjesë këtij kompeticioni që mbart vlerat e kostumografisë dhe detajeve artizanale shqiptare.

Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 do të jetë edhe si stimul për të shfaqur më të mirën. Secili prej jush, referuar rregullave të formularit të mëposhtëm, është i mirëpritur të aplikojë në “muzën e frymëzimit”.

Fazat e projektit

“MUZA COMPETITION” është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Europian i të Rinjve 2022, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë, në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion- dizajnit. Projekti i dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjec nga qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar atyre një spektër më të gjerë mundësish profesionale që synojnë nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up në këtë fushë, apo zgjerimin e bizneseve ekzistuese.

MUZA COMPETITION përbëhet nga tre faza:

1.

  1. Thirrja për aplikime për fazën e parë do të mbyllet më 4 Prill 2022 ora 10:00 AM.
    2. Shpallja e Fituesve: 11 Prill 2022
  2. Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Muza Competition muzacompetition.com
  3. Lista e Dokumenteve për të aplikuar janë si më poshtë:

Formulari i aplikimit
Guida e aplikimit

Application guidelines
Application form

2.

Gjatë fazës së dytë juria do të dëgjojë prezantimet nga cdo aplikant dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 aplikantë do të kalojnë në fazën e fundit. Ky takim synon t’u ofrojë të rinjve mundësinë të takojnë personalitete që punojnë për një kohë të gjatë në këtë sektor dhe që mund të transmetojnë njohuritë e tyre në një mënyrë tjetër, duke forcuar njëkohësisht motivimin e të rinjve në sektorin e ekonomive kreative.

3.

Edicioni i parë i MUZA COMPETITION.

Një ditë dedikuar krijimtarisë! Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësinë të shohin veshjet e tyre të ekspozuara në një sfilatë mode dhe të vlerësohen nga një juri e përbërë nga ekspertë të industrisë. Këtë vit shfaqja përfundimtare do të realizohet në Tiranë më 15 Qershor. Krijimet më dinjitoze do të shpërblehen me cmime të vecanta.

KOMISIONI VLERËSUES

Afërdita Onuzi

Emina Cunmulaj

Enada At’Nikolla

Fadil Berisha

Helidon Haliti

Valdrin Sahiti

Adriana Matoshi

Partnerët tanë

Kontakt

Contact us at ubshr@tirana.al

Follow us on social Media.