MUZA
COMPETITION
Edicioni i katërt
MUZA
COMPETITION
Edicioni i katërt

Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, nën autorësinë e Drejtores Ekzekutive znj. Andriola Kambo, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit dhe ekonomisë krijuese.
MUZA COMPETITION 4 APLIKIMET JANË TË HAPURA!
MUZA COMPETITION 4 – APLIKIMET JANË TË HAPURA!
Fazat e projektit
Edicioni i katërt i MUZA COMPETITION të përfshijë disa faza:
1.
Faza e parë do të përfshijë shqyrtimin e të gjitha aplikimeve të ardhura në adresën e emailit [email protected] deri në datën 28 prill 2025. Të gjitha aplikimet do të rishikohen nëse kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar në guidën e aplikimit.
2.
Gjatë fazës së dytë, anëtarët e jurisë prestigjoze të Muza Competition do të dëgjojnë prezantimet nga çdo aplikant, që ka kaluar fazën e parë dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit. Për aplikantët që do të kalojnë në këtë fazë të dytë, do të kërkohet që të sjellin fizikisht skicat e dërguara në aplikim së bashku me një veshje komplet. Në këtë fazë aplikantët duhet të konsiderojnë që koha e përgatitjes së veshjes do të jetë vetëm një javë nga momenti i shpalljes së fituesve të fazës së parë.

Juria e këtij edicioni të katërt të Muza Competition përbëhet nga: fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, modelja dhe filantropistja Emina Cunmulaj, etnografja Afërdita Onuzi, stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti, stilistja ikonë e fashion-dizajnit, Enada At’Nikolla, një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri, Helidon Haliti, dhe moderatorja dhe producentja e njohur, Rudina Magjistari.
Finalja e madhe e Muza Competition do të mbledhë të gjitha trevat shqipfolëse, ku 10 finalistët do të mund të prezantojnë koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesit e këtij edicioni. Ky edicion i katërt i Muza Competition nuk do të ofrojë çmime monetare për fituesit, por do të ofrojë çmime prestigjioze që synojnë sigurimin e rritjes në karrierë dhe afirmimin e të rinjve në industrinë e modës. Prandaj, nëse je një i ri nga mosha 18-35 vjeç dhe je i apasionuar pas fashion-dizajnit dhe ke shpirt sipermarrës, apliko tani për të prezantuar koleksionin tënd modern me elementë të etnografisë shqiptare në Muza Competition.
Thirrja për aplikime për fazën e parë do të mbyllet më 28 Prill 2025 ora 17:00. Shpallja e fituesve të fazes së parë: 30 Prill 2025.
Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Muza Competition muzacompetition.com dhe nëpërmjet emailit. Lista e dokumenteve për të aplikuar janë si më poshtë:
Juria e këtij edicioni të katërt të Muza Competition përbëhet nga: fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, modelja dhe filantropistja Emina Cunmulaj, etnografja Afërdita Onuzi, stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti, stilistja ikonë e fashion-dizajnit, Enada At’Nikolla, një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri, Helidon Haliti, dhe moderatorja dhe producentja e njohur, Rudina Magjistari.
Finalja e madhe e Muza Competition do të mbledhë të gjitha trevat shqipfolëse, ku 10 finalistët do të mund të prezantojnë koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesit e këtij edicioni. Ky edicion i katërt i Muza Competition nuk do të ofrojë çmime monetare për fituesit, por do të ofrojë çmime prestigjioze që synojnë sigurimin e rritjes në karrierë dhe afirmimin e të rinjve në industrinë e modës.
Prandaj, nëse je një i ri nga mosha 18-35 vjeç dhe je i apasionuar pas fashion-dizajnit dhe ke shpirt sipermarrës, apliko tani për të prezantuar koleksionin tënd modern me elementë të etnografisë shqiptare në Muza Competition.
Thirrja për aplikime për fazën e parë do të mbyllet më 28 Prill 2025 ora 17:00. Shpallja e fituesve të fazes së parë: 30 Prill 2025.
Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Muza Competition muzacompetition.com dhe nëpërmjet emailit.
Lista e dokumenteve për të aplikuar janë si më poshtë: