MUZA
COMPETITION
Edicioni i dytë
MUZA
COMPETITION
Edicioni i dytë
Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme të edicionit të parë, Muza Competition rikthehet në sezonin e tij të dytë.
Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
Fazat e projektit
Edicioni i dytë i Muza Competition do të ndahet në 3 faza:
1.
Gjatë fazës së parë do të pranohen të gjitha aplikimet që do të shqyrtohen nga një juri profesioniste. Vetëm një pjesë e tyre do të mund të kalojnë në fazën e dytë.
2.
Gjatë fazës së dytë, juria do të dëgjojë prezantimet nga çdo aplikant dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit. Ky takim synon t’u ofrojë të rinjve mundësinë të takojnë personalitete që punojnë për një kohë të gjatë në këtë sektor dhe që mund të transmetojnë njohuritë e tyre në një mënyrë tjetër, duke forcuar njëkohësisht motivimin e të rinjve në sektorin e ekonomive kreative.
3.
Finalja e madhe do të mbledhë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë në muajin qershor, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.
Prandaj, nëse je një i ri nga mosha 18-35 vjeç dhe je i apasionuar pas fashion-dizajnit dhe ke shpirt sipermarrës, apliko tani për të prezantuar koleksionin tënd modern me element të traditës në Muza Competition!
1. Thirrja për aplikime për fazën e parë do të mbyllet më 14 Prill 2023 ora 16:00 PM.
2. Shpallja e Fituesve: 17 Prill 2023.
3. Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Muza Competition muzacompetition.com
4. Lista e Dokumenteve për të aplikuar janë si më poshtë:
Çmimi i tretë: 5.000 Euro
Çmimi i dytë: 10.000 Euro
Çmimi i pare: 20.000 Euro
Momenti erdhi dhe ne kemi gati finalistët e edicionit të 2-të Muza Competition!
Jemi shumë të lumtur që këtë edicion, më shumë se 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe të Muza Competition.
Stafi i Muza Competition falenderon secilin prej pjesëmarrësve, të cilët sollën aplikime shumë dinjitoze dhe shumë premtuese se talentet e ardhshëm shqiptarë në modë dhe stilim do të jenë të shumtë.
Juria prestigjioze e Muza Competition, pasi analizoi të gjitha aplikimet, arriti të përzgjedhë 10 finalistët, të cilët janë:
- Besa Mahmudi
- Elitë Sherifi
- Frenki Ceko
- Frontin Hasani
- Kevser Emini
- Klara Kazani
- Klevisa Shkaba
- Liridona Hajdari
- Sara Kadrija
- Vitore Ndreca
Suksese të gjithë finalistët dhe shihemi në Tiranë për finalen e madhe që asnjë prej jush s’duhet të mungojë!
Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme të edicionit të parë, Muza Competition rikthehet në sezonin e tij të dytë.
Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
Fazat e projektit
Edicioni i dytë i Muza Competition do të ndahet në 3 faza:
1.
Gjatë fazës së parë do të pranohen të gjitha aplikimet që do të shqyrtohen nga një juri profesioniste. Vetëm një pjesë e tyre do të mund të kalojnë në fazën e dytë.
2.
Gjatë fazës së dytë, juria do të dëgjojë prezantimet nga çdo aplikant dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit. Ky takim synon t’u ofrojë të rinjve mundësinë të takojnë personalitete që punojnë për një kohë të gjatë në këtë sektor dhe që mund të transmetojnë njohuritë e tyre në një mënyrë tjetër, duke forcuar njëkohësisht motivimin e të rinjve në sektorin e ekonomive kreative.
3.
Finalja e madhe do të mbledhë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë në muajin qershor, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.
Prandaj, nëse je një i ri nga mosha 18-35 vjeç dhe je i apasionuar pas fashion-dizajnit dhe ke shpirt sipermarrës, apliko tani për të prezantuar koleksionin tënd modern me element të traditës në Muza Competition!
1. Thirrja për aplikime për fazën e parë do të mbyllet më 24 Mars 2023 ora 16:00 PM.
2. Shpallja e Fituesve: 30 Mars 2023.
3. Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Muza Competition muzacompetition.com
4. Lista e Dokumenteve për të aplikuar janë si më poshtë:
Çmimi i tretë: 5.000 Euro
Çmimi i dytë: 10.000 Euro
Çmimi i pare: 20.000 Euro
Andriola Kambo
Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon
Projekti “MUZA COMPETITION” erdhi nga dy vajza, edhe pse nëse hulumtoni në internet muza në vetvete nënkupton nëntë perëndesha të lashta si frymëzim i mitologjisë greke.