Edlira Terziu
Finaliste e Muza Competition 2022
Moodboard
Rreth Koleksionit
EMRI: EDLIRA TERZIU
SHTETI: SHQIPËRI
EMRI I KOLEKSIONIT: “UNË JAM SHQIPTARE”
PËRSHKRIM KOLEKSIONI:
Mirësevini në hapsirën time të prezantimit.
“UNË JAM SHQIPTARE” lindi në kuadër të konkursit “Muza Competition” ku tradicionalja gershetohet me modernen dhe sillet nje koncept i ri dizajni për modën, ku spikasin motivet autentike shqiptare.
Për ndërtimin e koleksionit jam frymëzuar nga veshje tradicionale të shqipërisë së veriut, jugut dhe shqipërisë së mesme.
Koleksioni vjen me një larmi formash ngjyrash dhe motivesh. Veshjet e këtij koleksioni janë konceptuar si skulptura të buta dhe pjesëza të shkëputura nga arti i etnografisë shqiptare.
“Unë jam shqiptare” i kushtohet etnografisë tonë të çmuar dhe gruas së fortë ndër shekuj…gruas shqiptare!
Edlira Terziu