Kaone Duriqi

Finaliste e Muza Competition  2022

Moodboard

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rreth Koleksionit

EMRI: KAONE DURIQI

SHTETI: KOSOVA

EMRI I KOLEKSIONIT: HAS

PËRSHKRIM KOLEKSIONI:

Në kryqëzimin e ngjyrave të ndezura, të guximshme, fuqisë së punës së dorës dhe modernes, koleksioni i veshjeve Pranverë-Verë 2022, frymëzuar nga veshjet tradicionale së zonës së Hasit, është koleksion i cili pikë të fortë i ka ngjyrat e ndezura, qëndisjen dhe punën e dorës në material.

Motive, figura e simbole të ndryshme të përdorura në koleksion, bëhen cytëse e inspiruese për t’i njohur, rivitalizuar e gërshetuar motivet e vjetra popullore shqiptare në artin e sotëm.

Çdo copë pëlhure e punuar është bërë nga copa të vogla materie(reciklim i dantellave të ndryshme të grumbulluara për 7 vite), të cilat shkojnë dorë në dorë me njëra-tjetrën, duke krijuar copë materiali. Veshjet janë bërë me një ndjeshmëri unike, secila duke iu referuar detajeve, emocioneve dhe punës së ndërlikuar që janë thelbësore për aftësitë e përdorura për t’i krijuar ato (një vlerësim për mjeshtërinë e dorës njerëzore: një respekt për aftësitë që janë aq të zhytura në trashëgimi dhe traditë, dhe një mirënjohje që ne jemi në gjendje t’i nderojmë ato dhe t’i shohim të mbijetojnë në të ardhmen).

Kaone Duriqi

Partnerët tanë

Kontakt

Contact us at [email protected]

Follow us on social Media.