RRETH NESH

Vite që operojmë

Shtete pjesëmarrëse

Komuna/Bashki anëtare

Zanafilla UBSHR

Unioni i Bashkive Shqiptare tashmë ka marrë formën e plotë, edhe pse në fillim kisha miks mendimesh e projektesh në kokë por të pa strukturuara, dhe më besoni mezi prita që të vinte momenti ku gjithçka të merrte rrjedhën e duhur! Patjetër duke u përmirësuar nga projekti në projekt.

Në 4 vite, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon ka promovuar vlerat shqiptare dhe mundësitë e zhvillimit duke krijuar një sinergji mes qyteteve shqipfolëse. Një nismë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, solli gjallëri mbarë shqiptare edhe në kohë pandemie.

Parësore në veprimtarinë e UBSHR janë interesat e qytetarëve, afrimi mes tyre, nxitja e të menduarit e të vepruarit si një bashkësi e sinkronizuar për të ndihmuar njeri-tjetrin dhe për të kthyer solidaritetin e realitetin e të qenurit shqiptar në një aleancë jo vetëm shpirtërore. Kjo do të ndihmojë edhe bashkëpunimin që vendet tona të ndajnë të njëjtin vizion dhe të veprojnë me të njejtën shpejtësi ndaj objektivit të tyre madhor integrimi në BE.

Kush jemi?

UBSHR është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse, joqeveritare në formën e shoqatës, e themeluar në vitin 2019. Ajo synon të ushqejë sinergjitë dhe të përmirësojë bashkëpunimin midis vendeve në rajon, të promovojë dhe përmirësojë bashkëpunimin ekonomik dhe social, të mbështesë qeverisjen e mirë dhe kontribuojë në perspektivat e integrimit të rajonit në Bashkimin Europian. 

UBSHR drejtohet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj si kryetar i shoqatës dhe dy Nënkryetarë. Sekretariati I përgjithshëm i UBSHR-së ndodhet në Tiranë i drejtuar nga drejtoresha ekzekutive, znj. Andriola Kambo.

Çfarë bëjmë?

Duke u fokusuar në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, Unioni synon të ndërtojë një platformë të qëndrueshme për bashkëpunim rajonal në projekte me shtrirje rajonale e evropiane. Shtrirë në 5 shtete dhe me 19 Komuna/Bashki anëtare, UBSHR ka zhvilluar një rrjet ndërkombëtar kontaktesh me mbi 100 bashkëpunëtorë, 35 projekte të ndërmarra me mbi 5000 përfitues.

Aktivitetet tona i dedikohen promovimit të kontributit të pushtetit vendor në ruajtjen e trashëgimisë sonë, turizmëm, inovacionit dhe zhvillimin e SME-ve, me synimin për të orientuar bashkitë/komunat drejt një zhvillimi të qëndrueshëm që plotëson standardet e Bashkimit Europian. Përpjekja për të promovuar kulturën duke stimuluar ekonominë kreative mbetet një pjesë integrale e punës tonë.

Projekte të implementuara

Bashkëpunëtorë

Përfitues

Objektivat

1.

Të krijojë një platformë bashkëpunimi që do t’u lejojë bashkive/komunave anëtare, të
intensifikojnë shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në fushat e urbanistikës, inovacionit, mjedisit, kulturës dhe formave të reja të financimit.

2.

Forcimin e bashkëpunimit me organizata të tjera qeveritare e jo qeveritare, organizata simotra brenda dhe jashtë Shqipërisë si dhe organizmat ndërkombëtare që veprojnë në fushën e qeverisjes vendore të angazhuara në mënyrë aktive në zhvillimin social-ekonomik e kulturor.

3.

Të zhvillojmë shkëmbime të rregullta ekspertize, përvoje dhe projektesh që kanë rezultuar më parë të suksesshme.

4.

Të zhvillojë rregullisht programe të përbashkëta kulturore e artistike.

5.

Të punojë për thithjen e fondeve dhe projekteve rajonale dhe ndërkufitare.

Bashkitë/
Komunat anëtare
  1. Bashkia Tiranë
  2. Komuna Prishtinë
  3. Komuna Tetovë
  4. Komuna Prizren
  5. Komuna Gostivar
  6. Komuna e Çairit
  7. Komuna Tuz
  8. Komuna Ulqin
  9. Komuna Preshevë

10. Komuna Gjakovë
11. Komuna Pejë
12. Komuna Ferizaj
13. Komuna Bujanoc
14. Bashkia Gjirokastër
15. Komuna Mitrovica e Jugut
16. Komuna e Suharekës
17. Komuna e Rahovecit
18. Komuna e Tearcës
19. Komuna e Vrapçishtit

Bashkitë/ Komunat anëtare

  1. Bashkia Tiranë
  2. Komuna Prishtinë
  3. Komuna Tetovë
  4. Komuna Prizren
  5. Komuna Gostivar
  6. Komuna e Çairit
  7. Komuna Tuz
  8. Komuna Ulqin
  9. Komuna Preshevë
  10. Komuna Gjakovë
  11. Komuna Pejë
  12. Komuna Ferizaj
  13. Komuna Bujanoc
  14. Bashkia Gjirokastër
  15. Komuna Mitrovica e Jugut
  16. Komuna e Suharekës
  17. Komuna e Rahovecit
  18. Komuna e Tearcës
  19. Komuna e Vrapçishtit

Partnerët tanë